Bislimi për Asociacionin: I kam thënë Viola Von Cramon se nuk jemi për asociacion që izolon por për fonde integruese

Pasi në Bruksel Kosova e Serbia u pajtuan për zbatim të marrëveshjes për energji në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian pati reagime nga zyrtarë serbë se me këtë i është hapur rruga Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Reporteri.net.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pati thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë takimit të fundit në Bruksel kishte thënë se Kosova është e gatshme të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pasi të arrihet marrëveshja për energji. Por për të gjithë këtë, Bislimi tha se nuk do t’i kushtojë kohë deklarimeve të Petkoviqit.

“Mos kërkoni prej meje me i kushtu kohë deklarimeve të Petkoviqit”, tha ai.

Ai tha se çështjen e minoriteteve do të diskutohet vetëm atëherë kur Serbia e njeh Kosovën.

“Për çështjen e minoriteteve do të diskutojmë atëherë kur sovraniteti, integriteti territorial dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është  në pikëpyetje. Asnjë prej këtyre kushteve nuk është përmbush. A di kur nuk vihet në pikëpyetje sovraniteti, integriteti territorial dhe funksionaliteti i Kosovës, atëherë kur Serbia e njeh Kosovën dhe të këtë marrëveshje të normalizuara dhe Serbia thotë mua nuk më intereson asnjë mekanizëm që ka kompetenca ekzekutive”, tha Bislimi në RTV Dukagjini.

Bislimi shtoi edhe se “I kam thënë Viola Von Cramon se nuk jemi për asociacion që izolon por për fonde integruese, që integrojnë. Kjo është alternativa jonë. Me kriju një fond që mundëson integrimin e komunitetit serb. Asociacioni i izolon sepse është asociacion i komunave me shumice serbe. Ne kemi thënë na duhet fond i cili krijon mundësitë e bashkëpunimit mes komunave me enti të ndryshme”, tha ai tutje.

Bislimi për marrëveshjen e energjisë në veri: Nuk e shkel sovranitetin e vendit