×
  • Lajme
  • Lajme / Angazhimi i Kosovës

    Bislimi pret në takim Kamberin, flasin për pozitën e shqiptarëve në Luginë

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 20:20

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim Shaip Kamberin – deputetin e zgjedhur shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

    Bislimi ka thënë se me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    “Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.

    “Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës”, ka thënë Bislimi.

    Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 17 nëntor në Serbi, Kamberi ka fituar edhe një mandat të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!