×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Bislimi: Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon e as lejon, si dhe nuk merret me dinarin – s’ka qenë i lejuar as përpara

    Reporteri
    31 Janar 2024 | 15:19

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i rregullores së re të Bankës Qëndrore të Kosovës është mbrotja e konsumatorit si dhe e sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Bislimi tha se rregulloja nuk mund ta ndalojë as lejojë dinarin, pasi ai nuk ka qenë i lejuar as përpara.

    Në konferencë, zëvendëkryeministri i Kosovës u shpreh se ka një sërë brengash rreth kësaj, pasi ndikon tek qytetarët që kanë pranuar transfere nga Serbia përmes strukturave ilegale të cilat për vite me radhë nuk janë tatimuar nga ATK-ja.

    “Tentativat që ata e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë, e shpërfill rregulloren në tërësi dhe devalvon të gjitha këto aspekte të rëndësishme që rregullon operacionet me para të gatshme në vend. Rrregullorja as nuk e ndalon, e as lejon e as merret me dinarin serb, meqe as nuk ka qenë i lejuar, qe rregullorja ta ndalojë atë. Ka një sërë brengash që ndërlidhen me ndikimin që zbatimi i rregullores të ketë tek ata qytetarë që kanë pranuar transfere nga Serbia, përmes strukturave ilegale që operojnë kundërligjshëm në treg si dhe ndikimin që mund të ketë kjo rregullore, për bizneset qe me vite me radhë kanë kryer transksione në dinarë, e të cilat nuk kanë mund të tatimohen nga ATK”, tha ai në konferencë.

    “Asnjë nga kërkesat e palëve të involvuara, sidomos kjo vlen për miqt tanë ndërkombëtarë nuk e vë në dyshim ligjmërinë e rregullores të miratuar nga BQK. Nuk e vë në dyshim që as fakti që BQK është institucioni i vetëm që dizajnon dhe zbaton politikën monetare në vend. Nuk e vë në dyshim që BQK është e pavarur dhe me këtë dizanjnim i nënshtrohet vetëm Kushtetutes sonë dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare që rregullojnë sistemin e pagesave. Nuk e kontestojmë që euro ka qenë dhe vazhdon të jetë e vetmja valutë zyrtare në përdorim”, shtoi Bislimi.

    Ai para gazetarëve tha se objekt i rregullores nuk ka qenë caktimi i monedhës zyrtare pasi një gjë e tillë ka qenë e caktuar më herët, e poashtu në fokus nuk ka qenë ndalimi i ndonjë monedhe të caktuar, pas edhe kjo siç tha ai ka qenë e rregulluar me Kushtetutë.

    “Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit ashtu edhe e sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Në këtë kontekst objekt i rregullores nuk ka qenë caktimi i monedhës zyrtare në qarkullim, pasi kjo ka qenë edhe më herët e caktuar. Poashtu në fokus nuk ka qenë ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike, pasi edhe kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë e rregulluar me Kushtetutën. Andaj çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet nga ose vetëm nga aspekti i ndalimit të përdorimit të ndonjë monedhe të caktuar, përbën mosnjohje të rregullores apo kompetencave të BQK-së, apo edhe tendenca për keqpërdorim të kësaj rregullore për interesa jo fisnike, politike. Me nxjerrjen e kësaj rregullore, Banka Qëndrore e Kosovës është përkujdesur në maksimum për ruajtjen e pavarësisë së saj të plotë si institucionale dhe menaxheriale”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!