×
  • Lajme
  • Lajme / Integrimin evropian i Kosovës

    Bislimi takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë tri ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE

    Reporteri
    14 Maj 2024 | 16:33

    Zëvëndëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.

    Zëvendëskryeministri e ka falendëruar ministrin hungarez për mikpritjen.

    Ky takim i Bislimit më kryediplomatin hungarez vjen në prag të takimit të 16 majit, ku Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhet e në të cilën mbledhje pritet që të vendoset edhe pika e anëtarësimit të Kosovës, gjë për të cilën shtetet kryesore e kanë vendosur si kusht progresin për themelimin e Asociacionit.

    “Gjatë vizitës time në Budapest, takova Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Rritja e bashkëpunimit tonë, forcimi i lidhjeve dhe avancimi i procesit tonë të integrimit evropian ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë! “, ka shkruar Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!