×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Bislimi takon familjarët e të zhdukurve: Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi, Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e saj

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 14:59

    Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Bislimi ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi dhe se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj.

    Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj, teksa është po i njëjti aparat shtetëror që ende sot udhëheq vendin. Diskutuam dhe mbi procesin e dialogut, ku i njoha me pengesat që Serbia po i bën procesit, shkeljet e vazhdueshme, dhe mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë së tyre për ecjen tutje dhe zbatimin e marrëveshjeve”, shkroi ai.

    Shefi i ekipit negociator në dialog me Serbinë po ashtu tha se bashkërisht kanë përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.

    Duke përshëndetur miratimin muajin e kaluar të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”, theksuam rëndësinë për intensifikim të përpjekjeve për njohjen e mëtejshme ndërkombëtarisht edhe të gjenocidit serb në Kosovë”, shkroi Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!