×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi insitucional

    Bislimi thotë se LVV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë: Nuk kemi krizë qeveritare

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 11:11
    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka krizë qeveritare, por pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit.

    Këto komente ai i bëri në një intervistë për Deutsche Wellen, gjatë qëndrimit të tij në Aachen të Gjermanisë, ku mori pjesë në një aktivitet politik.

    Sipas Bislimit, situata aktuale nuk përfaqëson një krizë të qeverisjes, pasi qeveria është ende funksionale dhe në pritje të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

    Ai fajësoi partitë partitë e tjera për mosvotimin e kryetares së propozuar të Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas 23 tentimeve të pasuksesshme për ta zgjedhur atë.

    “Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”, ka thënë Bislimi.

    I pyetur për partnerët e mundshëm për tejkalimin e këtij bllokimi, Bislimi theksoi se Kuvendi ka 120 deputetë dhe të gjithë kanë përgjegjësi të marrin pjesë në konstituim.

    “Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

    Ai theksoi se LVV-ja ka përmbushur detyrimet e saj, duke paraqitur kandidaturën dhe alternativa të ndryshme, përfshirë propozime për ndryshimin e metodës së votimit që janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

    “Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, ka shtuar Bislimi.

    “(VV-ja) Ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV”, ka thënë ndër të tjera Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!