Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, me të cilin takohet herë pas here, nuk ka kompetencë për të marrë vendimi.
Bislimi tha se ndërsa ai është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Kurti, tha se Petkoviqit i duhen javë për t’i takuar të tijët.
“Përderisa unë kam kontakte të vazhdueshme të vazhdueshme ditore, mbase edhe në orë me kryeministrin, Z. Petkoviq i duhen ndonjëherë javë për t’u takuar me kryeministrin e vet. Kjo pastaj ndikon edhe në suksesin e procesit të dialogut. Mendoj që me pasë qenë dikush që është pak më në moshë dhe më me eksperiencë, ndoshta edhe procesi kish me qenë më konstruktiv dhe më produktiv”, tha Bislimi.
Ai tha se nuk ka pirë kurrë kafe me Petkoviqin dhe dha një arsye për këtë.
“…Mendoj që ekziston një arsye për këtë. Z. Petkoviq nuk është i pajisur me kompetencë për me marrë vendime, dhe rrjedhimisht është problem me të me diskutu për arsye se ai vetëm i regjistron ato dhe pastaj konsultohet me Beogradin. Nuk ka autorizim për të negociuar dhe arritur marrëveshje”, tha zëvendëskryeministër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.