×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Vuçiqi po mundohet të manipulojë, vendimi për targat s’ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 10:19

    Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit. E njëjtë, sipas tij ka skaduar me 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës.


    Qasjen e tillë, i dyti i ekzekutivit e ka quajtur gabim dhe konfirmim i manipulimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    “Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skadu me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj edhe Vuçiqi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

    Në komisionin për Integrime Evropiane, ku po raporton, Bislimi foli edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë.

    Ai tha se kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga ShBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

    ”Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika”, shtoi ai.

    I pyetur nga deputetët për emërimet politike në Qeverinë Kurti, Bislimi tha se ka pasur keqpërdorime të mëdha në këtë temë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!