×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Liberalizimi

    “Bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet e punëtorëve”, gastronomët të alarmuar nga ikja e fuqisë punëtore

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 8:50

    Kosovarët nga 1 janari i 2024-tës u është mundësuar të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

    Kjo lëvizje e lirë nuk e mundëson punësimin në Evropë.

    Vetëm tre ditë e para të këtij viti 32 mijë udhëtarë kaluan përmes aeroportit përfshirë edhe bashkatdhetarët. Por, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 10 mijë më shumë është rritur numri i udhëtarëve.

    Ky fluks i qytetarëve qysh në fillim vit ka frikësuar bizneset kosovare.

    Në vijën e parë të rrezikut për mungesën e fuqisë punëtorë janë gastronomët.

    Kështu ka thënë për Front Online, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

    Vranica thotë se liberalizimi i vizave do ndikojë shumë në biznese.

    “Liberalizimi i vizave do të ndikojë në mungesën e fuqisë punëtore në biznese se do ta shfrytëzojnë këtë si një mundësi në vendet e tjera në vijën e parë të rrezikut është gastronomia”.

    Ai thotë se bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet nga frika e largimit të punëtorëve.

    “Prej janarit deri në prill mundët me pas një lëvizje më të mëdha, kanë filluar parapërgatitjet te disa biznese që me u njëjtë më gati punëtorëve për krijimin e kushteve. Standardi jetësor është përkeqësuar ku edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ndikuar”, thotë Vranica.

    Bizneset e vogla do të dëmtohet më së shumti nga ikja e punëtorëve, thotë Vranica.

    “Shumë biznese kanë më fillu me u kthyer në vetëshërbim ose me shërbime delivery. Bizneset e vogla ato që janë me karakter më familjar dhe at të mesme do ta kenë më të vështirë . Ekonomia në përgjithësi do të dëmtohet me pasoja të tilla por edhe gastronomia”, u shpreh ai.

     

    Në vetëm tri ditët e para të janarit, afër 32 mijë qytetarë udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!