Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ku i kërkohet që të bëhet pezullimi i përkohshëm i qirasë që bizneset e minierave/mineraleve/gurëthyesve që duhet të paguajnë tek Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
“Arsye kryesore e kërkesës së OAK-së është se bazuar në masat e fundit të Qeverisë për ballafaqimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë Covid-19, është bërë ndalimi i punës së shumë sektorëve dhe punën me kapacitete të limituara e kanë vazhduar disa sektorë të tjerë”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Një situatë e tillë ka rezultuar me mungesë të gjenerimit të të hyrave për këto biznese, ndërsa qiraja po përllogaritet”.
Sipas OAK në këtë situatë bizneset janë duke u përballur me vështirësi të shumta për shkak të obligimeve që kanë.
Sipas tyre një masë e tillë do të lehtësonte sadopak kontributin në këtë drejtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.