Nisma Socialdemokrate ka prezantuar aderimin më të ri.
Nisma përmes një njoftimi thotë se biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, Nexhat Mulaj, ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Familjes sonë socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, z. Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare.
z. Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje.
Bashkë me z. Mulaj, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.