×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni nga diaspora do të jetë zëvendësministër i Punëve të Jashtme nga NISMA

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 12:27

    Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës.


    Ministri kjo e cila drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” vet Bekim Brestovci.

    “Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë Nisma Socialdemokrate është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, emërimi im ende nuk është bërë nga kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.

    Biznesmeni nga diaspora në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet, por nuk ka arritur të merr votat e mjaftueshme për deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!