×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni shqiptar udhëton nga Gjermania vetëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit Cimës

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 18:06

    Vdekja e komedianit Rasim Thaçit- Cimës i ka pikëlluar të gjithë.


    Brez pas brezi jemi rritur me humorin e këndshëm të tij, që nuk doli kurrë prej modës

    Por, ja që Covidi u tregua i pamëshirshëm, e na mori edhe Cimën.

    Ishin të shumtë artistët që sot e nderuan me homazhe tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

    Madje edhe biznismeni Lazim Destani erdhi nga Gjermania për ta nderuar Cimën dhe familjen e tij.

    “E dhimbshme ikja nga jeta e Rasim Thaçit – Cimës. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve të tij të shumtë në këto ditë të vështira për ta. Cima do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njëri ndër aktorët më të spikatur që me humorin e tij të veçantë për dekada me radhë na ka sjellë atmosferë gazmore dhe plot kënaqësi.
    Në paqe u prehtë shpirti i tij!, kështu e shprehi dhimbjen për humbjen e artistit të madh kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!