Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në kuadër të sistemit INSUREX ka lansuar edhe katër aplikacione, ku tre prej tyre do të jenë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, derisa aplikacioni i katërt do të jetë në dispozicion për kompanitë e sigurimeve që operojnë në tregun e Kosovës.
Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë prezantimit të këtyre aplikacioneve para gazetareve ka thënë se si sistemi INSUREX, ashtu edhe aplikacionet e lansuara janë super inovative dhe shumë të domosdoshme si për qytetaret, ashtu edhe për vetë Industrinë.
Drejtori Mazreku më tutje ka bërë të ditur se aplikacionet e lansuara janë:
Raporti Evropian i Aksidentit
Harta e Aksidentit
Certifikata e Aksidentit
Antimashtrimi
Sipas drejtorit Mazreku gjatë ditëve në vijim do të publikohen edhe inovacione tjera të cilat nuk janë të aplikueshme edhe në shtete të zhvilluara Evropiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.