Finalisti dhe njëri ndër banorët më të dashur të Big Brother VIP Kosova 2, Blerim Lajçi – Blerando, do të jetë imazhi i kafesë Prince Espresso, është njoftuar sot zyrtarisht nga kompania Prince Caffe.
Këngëtari i njohur ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një ndër brendet kryesore “Made in Kosova” – kafenë Prince Espresso.
Blerando për plot një vit do të jetë fytyra e kafesë më të popullarizuar në Kosovë, e cila çdo ditë e më tepër është duke u shtrirë edhe në rajon dhe Evropë.
Reklama e parë si fryt i këtij bashkëpunimi tashmë është lansuar, kurse në muajt në vazhdim do të ketë edhe shumë aktivitete dhe ngjarje të përbashkëta nga Blerando dhe Prince Espresso.
Gjatë gjithë sezonit të dytë të spektaklit më të ndjekur ndër shqiptarët, BBVK, Blerando ka qenë njëri nga pjesëmarrësit më të pëlqyer nga shikuesit e shumtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.