×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Blerim Devolli nuk shkon në Komision Hetimor, deputetët nuk ia gjetën numrin e telefonit oligarkut

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 13:42

    Biznesmeni Blerim Devolli ishte paraparë të raportonte sot para deputetëve.


    Pronari i kompanisë “Devolli Group”, do të raportonte sot në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

    Megjithatë, Devolli nuk e ka konfirmuar ardhjen dhe nuk ka shkuar në Kuvend të Kosovës.

    “Informacionet që kemi nga sekretaria deri më tani nuk është paraqitur. Propozoj që fillimisht pika tre është interistimi i Skender Hasanit, propozoj që ta miratojmë këtë rend të ditës”, është bërë e ditur në komision.

    “Iu jemi drejtuar përmes emailit, s’kemi mundurr të gjejmë numër të telefonit, në këtë formë iu jemi drejtuar, do të dalim në një formë tjetër të organizimit”, u tha në komision.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!