×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    “Blerim Isufaj e di shumë mirë”, Haxhiu s’pranon të tregojë se kush u intervistua në Kryeministri, thotë të pyetet Kryeprokurori

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 13:19
    Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Foto nga arkivi

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kryprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e di se kush nga prokurorët ka intervistuar ish-kryeministra në objektin e Qeverisë, por se nuk po flet, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu ka thënë se përgjigja se cilët zyrtarë janë intervistuar në Kryeministri, duhet të merret nga Isufaj.

    “Nuk mendoj që është në rregull që një përgjigje që duhet ta merrni nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, ta kërkoni nga unë. Blerim Isufaj e di shumë mirë, ndonëse në konferencë për media tha se nuk kam informacione. Blerim Isufaj e di shumë mirë se kush nga ish-prokurorët ka shkuar në zyrën e ish-Kryeministrave, por nuk flet më. Prandaj, ju lutem që si gazetarë përgjigjet e tilla, t’i merrni nga Kryeprokurori Blerim Isufaj”, ka deklaruar Haxhiu në një konferencë për gazetarët, pas mbledhjes së Qeverisë.

    Ajo tha se disa nga prokurorët që i kanë kryer këto intervistime, vazhdojnë ende punën në prokurori.

    Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore, por ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij, duke thënë se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.

    Në konferencën e fundvitit, Kryeprokurori Isufaj tha se nuk është në dijeni se kush është intervistuar në Kryeministri. Gjatë mandatit të tij, tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!