×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi e quan “sherr-budallë” Gëzim Kelmendin

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 9:24

    Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi ka kërkuar dënim me burg për Blerim Latifi. Kjo pasi ky i fundit, pas humbjes së një pjese të pushtetit në Turqi nga presidenti Reccep Tayyip Erdogan, tha se populli turk i tregoi ish-kryeministrit që feja nuk është zgjidhje për ekonominë.


    Blerim Latifi i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku Gëzim Kelmendin e quan “sherr-budallë”.

    “Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin. K’ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta’, ka thënë Latifi në postimin e tij, transmeton Reporteri.net

    Ai tutje ka shtuar që kërkesa e Kelmendit është mbeturinë e komunizmit dhe se ai përfaqëson ideologjinë e burgosjës për njerëzit të cilët mendojnë ndryshe.

    “Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi”, ka shkruar Blerim Latifi./Reporteri.net/

    Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:

    Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin.

    K’ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan “sherr-budallë”. Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve. Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t’i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!