×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi ironizon me sloganin e LDK-së, thotë se ideologjia do të kthehet në “dashurologji” në këto zgjedhje

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 21:35

    Analisti politik, Blerim Latifi, ka ironizuar me slogarnin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, “mbesim në lidhje”.


    Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se, meqë këto zgjedhje do të mbahen në të njëjtën ditë me Shën Valentinin, më shumë do dëgjohet për dashuri sesa ideologji.

    ”Meqë zgjedhjet do mbahen me 14 shkurt, partitë po nguten me partizu Shën Valentinin. Kështu, kësaj rradhe, nuk do dëgjojmë dokrra ideologjike, por dokrra dashurologjike”, ka thënë ai.

    Anëtarë të LDK-së sot e kanë publikuar sloganin, një ditë pasi u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

    U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, e dërgoi vendin në zgjedhje në po të njëjtën ditë kur doli vendimi i GjK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!