×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Kurti mundet natë e ditë me bo fushatë në Drenicë, por aty s’ka vota për të

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 23:42

    Profesori Blerim Latifi ka komentuar vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj. Kurti u sulmua me vezë në këtë qytet.


    Thotë se incidentet e tilla janë të panevojshme derisa

    “Konsideroj se incidentet e tilla janë krejtësisht të panevojshme”, tha Latifi në Pressing.

    “Dihet mirëfilli se në Drenicë nuk ka mbështetje të madhe për Vetëvendosjen. Mbështetja e saj është minimale”, tha Latifi.

    “Konsideroj se në Drenicë s’ka arsye me pas frikë prej Kurtit, duhet me ja lejuar që ai me bë fushatë kudo që është e mundur”, theksoi ai.

    “Albin Kurti mundet natë e ditë me shku në Drenicë mirëpo efektet e fushatës së tij në Skenderaj nuk sjellin ndonjë votë esenciale sepse është e ditur si do të votojnë qytetarët e Drenicës dhe Skenderajt në përgjithësi’, shtoi Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!