Ligjëruesi i filozofisë Blerim Latifi, po vazhdon me udhëpërshkrimet e tij në Jerusalem të Izraelit, në një vizitë që duket se është turistike.
Ai thotë se është ndalur te një kafene që thirrej “Holy Cafè” ku ka porositur një makiato të madhe.
Latifi thotë se makiato e kafenesë së shenjtë “jo që nuk ishte e shenjtë, por në secilën kafene në Kosovë e bëjnë më të mirë se aty.
Më tej ai shton se në gjërat e tjera përveç kafeneve dhe sportit nuk po na ecën siç duhet.
Ky është shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:
Duke ecur rrugëve të Jerusalemit të Vjetër pashë një kafene me një taracë të bukur të mbuluar nga gjethnaja e dendur e pemëve, që dukeshin shumë të vjetra. Kafeneja quhej “Kafeja e shenjtë”. Mes llojeve të ndryshme që më ofroi kamarieri, zgjodha makiaton, ngase jemi mësuar aq shumë me të, sikur të ishte kafeja jonë kombëtare. Makiato e kafenesë së shenjtë, jo që nuk ishte e shenjtë, por në secilën kafene në Kosovë e bëjnë më të mirë se aty. Problemi ynë është se kafen e bëjmë të mirë, por me gjërat tjera nuk po na ecën siç duhet, përjashto sportin në kohët e fundit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.