×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Pas coronavirusit, nga Uashingtoni s’do të merret askush seriozisht me Kosovën dhe Serbinë

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 14:36

    Blerim Latifi, ish-këshilltar i kryekuvendarit Kadri Veseli, thotë se në fokus të debatit zgjedhor amerikan do të jenë coronavirusi dhe pasojat e tij ekonomike.


    Ai thotë se as me Kosovën dhe Serbinë nuk do të merret kush seriozisht në Washington, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Tanimë është e qartë se në fokus të debatit zgjedhor amerikan do të jenë coronavirusi dhe pasojat e tij ekonomike. Askush nuk do t’u japë rëndësi sukseseve apo dështimeve në politikën e jashtme amerikane. Rrjedhimisht, as me Kosovën dhe Serbinë nuk do të merret kush seriozisht në Washington. Kjo do të thotë se planet për një marrëveshje të shpejtë mes tyre, me shumë gjasa, do të shtyhen për vitin tjetër. Në këtë kontekst del se rrëzimi i Kurtit ka qenë një sipërmarrje e kotë politike, sipërmarrje të cilën kuptohet se do ta paguaj shtrenjtë LDK-ja.

    https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/233691607775819

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!