Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të dalin të parët në shumicën e komunave.
“Sapo e kemi filluar një proces të reformimit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ndryshime janë të lidhura me reformat që PDK po i bën Memli Krasniqi është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në kuptimin e fushatës, kampanjës adresimit të sfidave që i kanë qytetarët e vendit. Çdo ditë kemi qytetarë që na shkruajnë janë të zhgënjyer me Qeverinë”.
“Presim që të jemi fitues në një numër të konsiderueshëm të komunave të rëndësishme ta rikthejmë pushtetin në disa prej komunave ku PDK ka qeverisur për një kohë të gjatë. Besojmë se në zgjedhjet e muajit tetor, PDK-ja do të dalë më e konsoliduar se kurrë sepse është nevojë e qytetarëve që ne të kthehemi në pushtet për të kthyer besimin e atyre qytetarëve që janë të zhgënjyer nga Qeveria në pushtet”, ka thënë Deliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.