×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu i reagon Luljeta Aliut: “Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 23:57

    Luljeta Aliu, e cila në debatet televizive thirret si analiste, por që njihet si e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ka eskaluar në debatin “Pressing” në T7 ku debatone me Aridan Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.


    Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë me barazu votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

    E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”, shkruan Reporteri.net.

     

    Ndaj kësaj deklarate të Aliut ka reaguar Blerta Deliu nga PDK e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë.
    Postimi i Deliut pa ndërhyrje:

    “Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë. Kanë masakruar Diturijen gjashtëjavëshe. E kanë mbuluar “Kralevën” me varreza masive të civilëve shqiptarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë.

    Është po e njejta propagandë që humanizoi Vuçiqin në botë me 1 mijë testet e papërdorshme dhe sot humanizon përdhunuesit e 20 mijë vajzave e grave shqiptare, humanizon vrasësit e Diturijes gjashtëjavëshe dhe mijëra fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve tjerë, ndërkaq demonizon familjet e gjithë viktimave dhe të të pagjeturëve.

    Është po e njëjta propagandë që ju thoshte luftëtarëve të UÇK-së shkoni në Hagë, për të krijuar sot vend për votuesit nga Kraleva. Sepse votuesit nga Kosova janë bijat dhe bijtë e një shoqërie që luftoi në secilën mënyrë për lirinë sot. Prandaj, për ta përmbysur lirinë sot, i kërkojnë votuesit nga Kraleva.

    Edhe Turpi ka emër!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!