×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu: Kosova ka rënë në Qeverinë e Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 16:32

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, për vendimin që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë të pijshëm.

    Në një postim të bërë në Facebook, Deliu ka thënë se nga Qeveria e PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë, shkruan  Gazeta Online Reporteri.net.

    Postimi plotë:

    Prej Qeverisë së PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.

    “Nuk shërbejmë ujë të çezmes”, lokalet e gastronomisë tani e tutje obligohen t’u shërbejnë ujë klientëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!