×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu – Memli Krasniqit: Do ta drejtosh PDK-në që e nxori Kosovën nga terri

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 15:25

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka uruar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqi.


    Ajo një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Krasniqi ka një rrugë të vështirë përpara, pasi do ta drejtojë partinë e proceseve historike.

    “Ka shumë arsye tjera që të bëjnë të jesh krenar si drejtues i ri i PDK-së, por edhe të ndjesh barrën e përgjegjësisë që nga sot do ta bartësh. Memli, të priftë e mbara! Të gjithë do të jemi bashkë!”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë.

    Rruga përpara teje është e vështirë, sepse do ta drejtosh një parti që proceset më të mëdha historike dhe kombëtare i ka përfunduar me sukses.

    Do ta drejtosh PDK-në themeluesit e së cilës themeluan UÇK-në e lavdishme.

    Do ta drejtosh PDK-në që me mençuri së bashku me të tjerët dhe aleatët e themeluan shtetin e Kosovës.

    Do ta drejtosh PDK-në që e ndërtoi Kosovën e rrënuar nga lufta dhe e nxori nga terri.

    Do ta drejtosh PDK-në me dy mungesa të mëdha, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët presim të kthehen fitimtar nga beteja e tyre dhe e Kosovës.

    Do ta drejtosh PDK-në si opozitë e vërtetë përballë këtij pushteti aktual që nuk po tregon aspak dashuri për Kosovën, por po sillet me arrogancë kundër çdo arritje.

    Do ta drejtosh PDK-në për t’u ngjitur në vendin meritor që i takon për të mirën e Kosovës.

    Ka shumë arsye tjera që të bëjnë të jesh krenar si drejtues i ri i PDK-së, por edhe të ndjesh barrën e përgjegjësisë që nga sot do ta bartësh.

    Memli, të priftë e mbara!

    Të gjithë do të jemi bashkë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!