×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Blerta Deliu thotë se Kurti e zëvendësoi Shkëlzen Gashin me këshilltarin serb Velkoviq

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 16:35

    Deputetja e PDK’së, ka deklaruar se këshilltari i ri i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Cvetko Veljkoviq është zëvendësim në qeveri i Shkëlzen Gashit.


    Deliu ka shkruar në Facebook se deklaratat e Gashit si këshilltar i Albin Kurtit kundër UÇK-së u menduan se ishin shkarje momentale e një individi.

    “ Madje shkarkimi i tij i shpejt u arsyetua si qëndrim personal por jo i qeverisë dhe shefit të tij të shkarkuar, Albin Kurti. Por, nuk kaloi java nga provokim i rëndë për qindra mijëra qytetarë, veteranë, viktimave civile e familjarë të dëshmorëve të UÇK-së, që të shokohemi nga një tjetër veprim skandaloz i kësaj qeverie. Pa fije turpi, për këshilltar politik të kryeministrit u emërua një njeri që ka simpati për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq dhe është kundër pavarësisë së Kosovës. Në fotografinë e të parit të qeverisë me këshilltarin serb, Cvetko Veljkoviq, ai shpreh lumturinë për emërimin e tij por nuk e thotë asnjë fjalë të së kaluarës së tij. Kurti fsheh me qëllim qëndrimet kundër Kosovës të këshilltarit të sapoemëruar”, ka shkruar ajo.

    Deliu thotë se këto sjellje janë duke e dëmtuar çdo ditë e më shumë Kosovën.

    “Sjellje të tilla janë vazhdim i një mendësie anti kombëtare e pro serbe që po e dëmton çdo ditë Kosovën; që punon kundër UÇK-së dhe bën argatin e Serbisë. Sepse Gashi u zëvendësua nga Veljkoviq në kabinetin kryeministror. Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të radhës nuk mjaftojnë. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi”, ka shkruar e njëjta.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!