Kryeministri Albin Kurti sot ka takuar deputetët e Grupit Parlamentar 6+, me të cilët ka diskutuar gjendjen në vend.
Kryeministri Kurti u ka thënë se përfaqësuesve të GP 6 plus se ai do të fillojë heqjen e taksës në faza dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.
“Nga ana e tyre përfaqësuesit e “6 Plus” kërkuan nga kryeministri një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë në këtë situatë dhe vlerësuan se nuk ka arsye për panik dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend.
Ata po ashtu shprehën kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, për të cilën kryeministri Kurti tha se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri dhe GP 6 plus janë pajtuar që Kosovës i duhet stabilitet politik
“Të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje”, thuhet në njoftim.
Sidoqoftë, dihet që Kurti ka kërkesë nga SHBA për ta hequr tërësisht këtë taksë dhe për të mos vendosur fare reciprocitet, për t’i hapur rrugë dialogut, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, Albin Kurtit po vazhdon t’i ecën afati që i ka vendosur Isa Mustafa për ta hequr tërësisht taksën dhe për të kthyer ish-ministrin Veliu duke kërkuar falje.