×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken i shkruan letër Kurtit: Marrëveshja me Serbinë për njohje të ndërsjellë është thelbësore

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 14:39

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt.


    Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

    Në njoftim thuhet se sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

    “Kosova duhet gjithashtu të angazhohet në mënyrë produktive dhe pa vonesë në dialogun me Serbinë, të mbështetur nga SHBA-të dhe lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në letër.

    Më tej, ai ka thënë se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

    Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, ka thënë sekretari Antony J. Blinken.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!