×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken për bisedën me Borellin: Diskutim i rëndësishëm

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 21:44
    Antony Blinken dhe Josep Borrell

    Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Twitter se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, më saktësisht me takimin që pritet të mbahet të shtunën në Ohër, shkruan Reporteri.net.

    Pjesë e diskutimit ishte edhe anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Diskutim i rëndësishëm sot me @EU_EEAS Përfaqësuesin e Lartë @JosepBorrellF. Diskutuam Dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen tonë të unifikuar dhe të palëkundur për Ukrainën”, shkruan Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken. /Reporteri.net/.

    Borrell telefonon Blinkenin një ditë para takimit në Ohër: Koha për hapa konkretë drejt integrimit të Kosovës e Serbisë në BE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!