×
  • Lajme
  • Lajme

    Blinken paralajmëron: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 18:39

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se SHBA-ja po vendos sanksione dhe kufizime vizash edhe për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

    Kështu ka bërë të ditur Blinken përmes një postimi në Twitter, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.

    Ndryshe, SHBA-të dje njoftuan se kanë vendosur sanksione ndaj krerëve edhe anëtarëve të bandave kriminale të veriut, ku përfshihen edhe Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!