Emisari special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin gjatë javës së ardhshme.
Kështu kanë bërë të ditur burime nga Brukseli të agjencisë serbe ‘Tanjug’.
Kjo vizitë e Lajçak do të bëhet pas 12 tetorit, datë kjo në të cilën do të mbahet një takim në Luksemburg i 27 ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të cilët do të diskutojnë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë
Dialogu aktualisht është në bllokadë si pasojë e temës së Asociacionit, rikthimin e së cilës e kërkon Serbia derisa Kosova refuzon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.