Hyrjet kryesore në Prishtinë janë bllokuar pasi po protestohet kundër daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë.
Në Veternik janë vendosur kamionët midis rrugës, ndërsa aty është parë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Ky bllokim pritet të zgjasë deri në ora 12:00.
Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.
“Bizneset me dhunë po detyrohen me dalë në tregun e lirë, e nga dalja në treg të lirë në këto kushte që janë sot bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë një rritje të çmimit të energjisë prej 230-270 përqind më shumë. Kërkesa jonë është që Qeveria të reflektojë dhe të kemi një fazë të tranzicionit për me dalë në tregun e lirë”, tha kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.