×
  • Lajme
  • Lajme / Kontrata Kolektive

    Bllokimi i xhirollogarive, Muharremaj: Kuvendit të veprojë urgjentisht – do të vazhdojë edhe në komunat tjera nëse s’merren masa

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 20:33

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar veprim urgjent nga Kuvendi i Kosovës, pasi kësaj komune i janë bllokuar xhirollogaritë, shkruan Reporteri.net.

    Bllokimi i xhirollogarisë, Muharremaj ka thënë se erdhi si pasojë e kontratës kolektive. Ai ka thënë se kjo situatë do të paraqitet edhe në komunat tjera nëse nuk ndërmerren masa.

    “Sot zyrtarisht jemi njoftuar nga institucionet e nivelit qendror, që na kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë për ne si Komunë e Suharekës, deri sa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore…Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive”, ka shkruar Muharremaj.

    Ai ka thënë se komunat s’duhet të mbesin peng i një marrëveshje, që sipas tij duhet të zbatohet nga Qeveria.

    “Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna. Për këtë situatë,  duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë”, ka shkruar Muharremaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!