Prokuroria Themelore në Pejë njofton se ka bllokuar pasurinë e dy fajdexhinjve.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Prokuroria e Pejës.
“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë nga neni 331 i KPRK-së, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës për Reporteri.net.
Ai ka thënë se janë bllokuar edhe mbi 50 mijë euro nga llogaritë bankare.
“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.