×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Bllokohet rruga drejt Jarinjës nga qytetarë serbë

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 22:37

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka dalë me një tjetër njoftim rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.

    Sipas njoftimit të fundit, QKMK ka thën se ka informata nga disa qytetarë se magjistralja në drejtim të Jarinjes është bllokuar nga disa qytetarë serbë, shkruan Reporteri.net.

    “…ne e kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël sepse kemi informata se veq nga Qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet. Për momentin nuk është asnjë kamion dhe asnjë automjet në hyrje të RKS”, thuhet në njoftim.

    Më herët ishte e bllokuar rruga që çon për në Merdare, mirëpo pas përfundimit të bllokadës nga protestuesit serbë rruga u lirua për qarkullim nga të dy anët./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!