Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është bllokuar rruga në Veternik, si pasojë e një aksidenti, shkruan Reporteri.net.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Ministria ka apeluar te qytetetarët të shfrytezojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës.
“Në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyqje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat i aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor. Duke pasë parasysh këtë, lusim qytetaret të cilet e shfrytrezojnë këtë segment rrugor, të shfrytezojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftesim të plotë të këtij segmenti.”, thuhet në njoftim.
Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për aksidentin./Reporteri.net