×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci detyron masën të bërtasë “Duam zgjedhje”

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 17:49

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka thënë se zgjedhjet do të mbahen shumë shpejt dhe qytetarëve do tu kthehet e drejta e tyre, pasi sic tha ajo kjo e drejtë iu mor, shkruan Reporteri.net.


    “Mos harroni se shumë shpejt do të jemi në zgjedhje, për tua kthyer juve të drejtën që ua morrën për të vendosur për vendin. Unë dua zgjedhje, dhe besoj që edhe ju doni zgjedhje. Dua të ju dëgjojë të gjithëve: A doni zgjedhje?”, i pyeti ajo  qytetarët.

    Ajo është shprehur se askush nuk guxon të shkelë mbi demokracinë, sovranin dhe qytetarët e këtij vendi,  teksa shoqërohej nga brohorimat “Duam zgjedhje”

    “Me vullnet e punë do të ja kthejmë dinjitetin vendit. Do të shihemi në beteja e fitore të reja për ta parë vendin tonë siç dëshirojmë”, tha Bogujevci.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!