Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke u rritur dhe se nga kjo rritje, kryesisht e rrjeteve sociale, pritet të ‘nënshtrohen’ ShBA-të.
Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi, ka shkruar se Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer, nuk e ka mohuar planin e shkëmbimit të territoreve, duke e shndërruar kështu nga “nuk ka plan” në “idenë e hapur nëse palët janë dakord”.
“Ky ndryshim i qartë është padyshim meritë e popullit të Kosovës dhe e këmbënguljes së Qeverisë Kurti. Nëse u desh të bëhej kurban qeveria që të ndalej ky plan, atëherë, dhe pse është e padrejtë ndaj Kosovës, megjithatë është mbrojtur shteti. Pas mbështetjes në rritje për Qeverinë Kurti edhe pas mocionit, presim nga aleati ynë të ndryshojë edhe një herë, duke kaluar nga “nuk ka plan”, në “nuk duhet të ketë plan” për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar tutje ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.