×
  • Lajme
  • Lajme

    Boiken Abazi elektrizon masën, përmend pranverën shqiptare

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 17:40

    Kryetari i Qendrës së VV-së në Tiranë, Boiken Abazi, ka elektrizuar masën duke përmendur edhe pranverën shqiptare.


    Abazi ka thënë se muajt në vijim janë vendimtar, duke thënë se do të bëhen bashkë për t’u marrë me “çdo plan që na ndan”, shkruan Reporteri.net

    Kreu i VV-së në Tiranë ka thënë se VV-ja do të kthehet së shpejti në pushtet pasi e rrëzuan, siç thotë ai, regjimi i vjetër.

    “Shqipëria e kuptoi se LVV e humbi padrejtësisht por vetëm përkohësisht pushtetin, Shqipëria e ndjen se lëvizja e ka fituar zemrën e shqiptarëve në Shqipëri, Luginë të preshëvës, Maqedoni, Mal të Zi e kudo në diasporë. Kombi shqiptar sot e do lëvizjen edhe më shumë sepse e do drejtësinë, progresin. Kombi ka nevojë për bashkim. Lëvizja e realizon me vetëvendosje. Festa e sotme i tremb ata që duan të na copëtojnë, sepse lëvizja nuk është thjeshtë më e rritur në moshe, por është me e përgatitur, nuk është e shtrirë vetëm në Kosovës por edhe në Shëëipqri e disaporë. Regjimi i vjetër mendon se na rrëzoi, Kosova e përjetoi clirimin e dytë dhe anembanë u ndje flladi i pranverës shqiptare. Muajt që vijnë janë vendimtar dhe bashkë do ta ndalim cdo plan që na ndanë, bashkë do të festojmë sërish, Gëzuar të gjithëve”, ka thënë ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!