×
  • Lajme
  • Lajme

    Bojken Abazi: LDK fajtore se na i refuzoi ofertat një nga një, VV është dyfishuar sipas sondazheve

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 13:25

    Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes nga Shqipëria Bojken Abazi në një intervistë për A2 News, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mosarritjen e koalicionit qeverisës.


    Abazi ka thënë se LDK ka refuzuar vazhdimisht, një nga një ofertat e VV’së, dhe kjo sipas tij ka bërë që të mos arrihet bërja e koalicionit edhe pse kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

    Megjithatë, sipas tij, vonesat edhe janë të arsyeshme, pasi VV është e përkushtuar të bëjë një qeveri ndryshe nga e kaluara, pasi sipas tij, Kosova ka pasur qeveri dhe ka akoma, por duhet ta ketë një qeveri jo si të kaluarat.

    Duke folur për fajtorin e mosarritjes së koalicionit, Abazi ka thënë se se këtë e dinë më mirë qytetarët se sa analistët e studiove televizive. Sipas tij, nëse dilet në terren, e thonë vetë qytetarët.

    Duke iu referuar sondazheve, pa e cekur se cilat, Abazi ka thënë se Vetëvendosjes i është dyfishuar përkrahja e qytetarëve.

    Tutje, ai ka shtuar se nëse LDK vazhdon të refuzojë ofertat e VV’së, ata janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!