Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me një reagim pas bojkotit të gazetarëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në reagimin e AGK;së thuhet se bojkoti gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.
AGK e ka ftuar Kurtin që të jetë transparent me mediat dhe publikun.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë akterët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme sic është konstituimi i legjislaturës së re”, thuhet në postim./Reporteri.net
Kurti bojkotohet nga gazetarët, i lëshojnë mikrofonat e kamerat në tokë