×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Bojkotimi i disa mediave nga VV-ja, AGK e shqetësuar: Rishqyrtojeni pozicionin dhe ofroni qasje të barabartë

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 12:27

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pas paralajmërimit për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në vend nga ana e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    AGK ka shprehur shqetësim për këtë dhe i ka bërë thirrje VV’’së që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë, shkruan Reporteri.net.

    “Mediave duhet t’u mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve politike që garojnë, pasi puna e tyre është në interes të publikut. Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Nga AGK kanë dënuar edhe postimin e sotëm të zëdhënësit të VV’së, Arlind Manxhukës, i cili i ka cilësuar mediat si “institucione paralelel”, duke thënë se kjo gjuhë e rrezikshme dhe e papranueshme vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!