×
  • Lajme
  • Lajme

    Bojkotimi i seancës nga VV-ja, Tahiri: Edhe fëmijët në djep e dinë se kur ikë dikush, ikë se është në faj

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 13:14

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me mashtrim, dhe se besimin e marrë e kanë kthyer në të mirë partiake për njerëzit që s’kanë funksione, duke përmendur këtu Dejona Mihalin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend të thirrur nga PDK-ja, Tahiri i AAK-së tha se strukturat joformale vendosin se kur duhet të ndalet e lëshohet rryma në Kosovë.

    “Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka jap platformë politike vetëm për me marrë besimin, për me kthy në të mirë partiake të njerëzve që s’kanë funksione, si Dejona Mihali. Kosova ka ardhur në stadin ku diskutojnë struktuke joformale edhe kur duhet me u ndalë rryma e kur me u lëshu. Është e papranueshme që parapolëitika me pas në kontroll secilin ministër të kësaj qeverie dhe secilën ndërmarrja publike”, tha ai.

    Sipas deputetit të AAK-së, VV-ja po ndjehet fajtore, ndaj dhe nuk kanë ardhur sot në Kuvend, dhe se siç tha ai s’kanë se si të mbrohen për këto “skandale korruptive”.

    “Jemi në dy muajt e fundit të këtij Kuvendi. Edhe fëmija në djep e dinë se kur ikë dikush, ikë përshkak se është në faj. Kjo qeveri janë në faj se s’kanë qysh e mbrojnë në asnjë rrethanë një skandal korruptiv që shihet që është bardhë e zi. S’kanë një mundësi me mbrojt një marre që e ka kapluar Kosovën, me ushqimin e FSK-së”.

    “Këta e qitën sovranitetin në fund të pusit, e vendosën Kosovën në sanksione, na qitën në probleme me krejt botën”, tha Tahiri.

    Sipas Tahirit të AAK-së, e vërteta do të triumfojë dhe se “9 shkurti do të jetë dita e gjykimit të tyre”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!