Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, nuk ka pranuar të komentojë pretendimet e emisarit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili deklaroi disa ditë më parë se ideja për korrigjim të kufijve ishte e Boltonit.
“Jo, nuk asnjë koment”, tha zëdhënësi i Bolton, Sarah Tinsley për Kosovo Online, transmeton Reporteri.
Beteja midis Donald Trump dhe John Bolton do të vazhdojë, siç duket në muajt e ardhshëm, deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Situata u përkeqësua pasi libri i i Boltonit ku flet për Trump, doli në shitje në librari e pas kësaj Richard Grenell u shpreh se “ideja për korrigjim kufijsh ishte e tij.” .
Disa ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, John Bolton, duke e akuzuar atë për gënjeshtra të shumta në librin e tij, i cili nxiti reagime të dhunshme në Shtetet e Bashkuara.
“Libri i Boltonit, i cili mori vlerësime të tmerrshme, është një përmbledhje e gënjeshtrave dhe tregimeve fiktive, me qëllim që të më bëjë të dukem keq”, tha Trump në Twitter. /Reporteri.net