×
  • Lajme
  • Lajme

    Bomba e larguar nga FSK dhe KFOR-i në Merdare peshonte 907 kilogramë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 22:54

    FSK-ja ka dhënë detaje të reja për mjetin shpërthyes që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në pikën kufitare afër Merdares.

    Sipas FSK-së, bomba është gjetur te tuneli i hekurudhës në Merdare dhe ka peshuar 907 kilogramë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA., thuhet në njoftim.

    Edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net për mjetin shpërthyes të gjetur para pak orësh afër pikës kufitare në Merdarë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se pjestarët e KFOR-it kishin kërkuar nga Policia e Kosovës që përkohësisht ta ndalojnë qarkullimin e personave dhe automjetëve në atë zonë meqë kanë qenë duke e bërë një shpërthim të kontrolluar të një mjeti shpërthyes.

    Kelani njoftoi se rruga është liruar për qarkullim normal rreth orës 18:30.

    “Më datën 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar (SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për aryse se janë duke bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërpreë qarkullimi. Reth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa problem”, ka thënë Kelani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!