×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Bomba me telekomandë u gjet në autosallonin e Andi Pajazitit dhe vëllait të tij

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 13:24

    Mbrëmjen e së hënës, një person kishte raportuar në polici se mbi një kioskë që shërbente si zyre kishte vërejtur dy qese në të cilat dyshohej se kishte mjet shpërthyes.

    Ngjarja kishte ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku më pas njësiti për deminim kishte tërhequr mjetin e dyshuar, bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

    Siç raportohet në media bëhet fjalë për autosallonin në pronësi të Andi Pajazitit, i përfshirë në vrasjen në “Bon Vivant”, si dhe vëllait të tij, Ardi Pajazitit.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori.

    “Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë./Reporteri.net/

    Gjendet një bombë me telekomandë mbi një kioskë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!