×
  • Lajme
  • Lajme

    Bombardohet MSH me komente “Arben Vitia” në Facebook, stafi i fshin ato

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 13:57

    Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka publikuar disa fotografi të Armend Zemajt me titull “Adresim i Ministrit Armend Zemaj lidhur me situatën rreth Covid-19”.


    Një fluks i madh komentesh janë duke u bërë në këtë postim të Ministrisë së Shëndetësisë. E komenti më i shpeshtë duket që është “Arben Vitia”, shkruan Reporteri.net.

    Komentuesit janë duke e shprehur pakënaqësinë ndaj ndërrimit të ministrit të Shëndetësisë dhe po kërkojnë rikthimin e Arben Vitisë në krye të detyrës.

    Sipas qytetarëve Arben Vitia po cilësohet si heroi i Kosovës në fushën e Pandemisë COVID-19.

    Ndërkohë disa qytetarë kanë raportuar se komentet që i kanë bërë në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë fshirë dhe po vazhdojnë të fshihen. Kjo për arsye se kishin komentuar “Arben Vitia”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!