×
  • Lajme
  • Lajme

    Bora e parë mbulon një rajon të Kosovës, rrugët nuk janë pastruar

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 11:50

    Bora e parë e bollshme ka mbuluar sot zonat malore Kosovë.


    Reporteri.net ka siguruar një video nga Shala e Bajgorës ku shihet se kjo zonë është zbardhur thuajse tërësisht.

    Megjithatë, për automjetet që automjetet që kalojnë në këtë pjesë mund të ketë vështirësi në qarkullim, pasi rrugët janë të papastruara.

    Kjo borë duket se i ka lënë të papërgatitura edhe kësaj radhe komunat, ndonëse Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, qysh në fillim të javës kishte paralajmëruar për reshje bore.

    Ndryshe, reshje bore ka pasur sot edhe në Brezovicë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!