×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Bora sfidon qarkullimin në rrugën Prizren-Prevallë, Durmishi: Ekipet po pastrojnë në terren vazhdimisht

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 21:49

    Ngasësit e automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë sonte kanë hasur në vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mediat lokale atje raportuan për bllokim të rrugës.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se rruga nuk është e bllokuar meqë ekipet janë në terren duke punuar gjatë tërë kohës.

    “Atje ka pasur reshje të mëdha të borës dhe qarkullimi në zona malore bëhet pak më i vështirë. Të gjitha rrugët e Kosovës janë në përgjegjësi të ministrisë dhe ekipet tona janë në terren dhe vazhdimisht duke e pastruar borën”, deklaroi Durmishi për Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!